Pinknews
“Qelbësira! Mos fusni duart e ndyra në gjërat e mia”/ Egla Ceno shpërthen keq ndaj banorëve
Aktorja Egla Ceno ka shpërthyer keq ndaj banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për shkak të humbjes së një bluze ku e stampuar është fotoja e babait të saj të ndjerë.
Duke shikuar në gjërat e saj, banorja i ka quajtur të gjithë konkurrentët qelbësira, megjithëse Erjola Doçi i tha aktores që duhet të ofendojë atë që ia ka fshehur foton dhe jo të gjithë banorët.
Pjesë nga debati:
Egla: Mos guxoni të fusni duart se unë kam gjëra të shenjta me vete, personale. Mos fusni duart e ndyra nëpër gjërat e tjetrit, të na ndyni kujtimet, na ndyni njerëzit që s’kemi më në jetë. Qelbësira.
Erjola: Ta kanë bërë me qëllim
Meritoni: Çfarë po kërkon ti Egla?
Egla: Po kërkoj foton e babit, mos ma kanë prekur. Qelbësira, ju jeni qelbësira, jeni të ulët fare.
Erjola: Po prit moj mos përgjithëso, ta marrim vesh kush e ka bërë.
Egla: Unë nuk jam çmendur tani, mos e ke lënë diku. Unë e kam lënë sot aty dhe e kam palosur.