Connect with us

Kronike

Qëllohet me një plumb në kokë shqiptari në Greqi

Një 35-vjeçar është qëlluar me një plumb në kokë pas një sherri në Menidi të Greqisë dhe është në gjendje të rënë shëndetësore.

Mësohet se ditën e shtunë shqiptari është përplasur verbalisht me një tregtar, i cili e goditi atë me grusht në fytyrë.

Dy ditë më vonë 35-vjeçari ka shkuar përsëri për të takuar grekun dhe të sqaronte konfliktin, por përsëri ata janë përplasur fizikisht.

Gjatë sherrit, shqiptari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë një person. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai është përleshur me një tjetër person që ndodhej në vendngjarje, ku si pasojë është rrëzuar në tokë dhe i ka rënë arma nga duar.

Më pas raportohet se personi më të cilin është konfliktuar ka marrë armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes./Opinion.al

Advertisement