Kronike
Qëlloi në ajër pas një konflikti, shoqërohet në komisariat 29-vjeçari
Policia ka reaguar zyrtarisht për të shtënat me armë zjarri të raportuara në Durrës.
Bëhet me dije se në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, 29-vjeçari me inicialet K.D., në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
Pas të shtënave policia ka shoqëruar 29-vjeçarin në komisariat për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.