Politike
Qeveria si qerre pas kuajve të SPAK/ Bushati: Por ata derdimenë nuk kanë gjë në dorë
Analisti Andi Bushati ka folur për përplasjen e Ramës me evropianët, pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut.
Bushati tha se deklaratat e ambasadave të vendeve evropiane, kanë qenë kaq të forta kundër Ramës vetëm kur ai prishi marrëveshjen elektorale të 5 qershorit.
Analisti tha se SPAK nuk ka gjë në dorë në këtë mes dhe varet nga “ata që e shtyjnë”, pra nëse ndërkombëtarët janë të interesuar të vijojnë goditjen ndaj Ramës, SPAK do të kërkojë sërish imunitetin e Ballukut.
“Për mendimin tim, kundër Ramës janë bërë deklarata kaq të forta vetëm kur prishi marrëveshjen e 5 qershorit. Deklaratat e sotme, pasi Rama iu kundërvu SPAK, për të ruajtur imunitetin e Ballukut janë të forta. BE thoshte, duhet krijuar mjedis që SPAK të kryejë punën. Britania ishte edhe më e fortë, imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë. Deri edhe ambasada e Suedisë kishte reaguar për këtë punë… Problemi është, pse edhe Suedia që nuk ka folur kurrë? Kishte një lloj rakordimi.
Nuk ka dilemë për asnjërin, që midis drejtësisë dhe interesave që ka me Ballukun, Rama ka zgjedhur Ballukun. I ka thënë evropianëve, ky SPAK që doni ju ,nga sot e tutje, do të bëjë siç them unë. Rama e tha edhe ne grup parlamentar, ta harroni se do të merrni më heqje imuniteti për të burgosur njerëzit.
Ç’mund të bëjë SPAK në këtë gjendje? Mendoj se derdimenët e SPAK nuk kanë gjë në dorë. Nëse deri tani e manipulonte Rama, nëse gjëjnë njeri ta kenë mbrapa që do të godasë Ramën, ata do të vazhdojnë.
Pra, nëse ata që janë mbrapa derdimenëve të SPAK, duan të vazhdojnë, do të shohim pas një muaji, do kërkojnë sërish në parlament gjasme me fakt të ri, imunitetin e Ballukut. Kjo do të jetë procedurë për të tërhequr zvarrë dhe mbajtur qeverinë si qerre pas kuajve të tyre dhe ky të bëhet refren i kësaj qeverie”, tha ndër të tjera Bushati.