Connect with us

Aktualitet

Ra aksidentalisht në lumin Buna, vijojnë kërkimet për gjetjen e shqiptarit nga Kosova

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në lumin Buna në Shqipëri, bashkë me Forcat e Armatosura të Shqipërisë për gjetjen e një shtetasi të Kosovës, i cili ka rënë aksidentalisht në këtë lum.

‘Po vazhdon operacioni i Kërkim Shpëtimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetjen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna’, thuhet në postim.

65-vjeçari nga Mitrovica, dyshohet se teksa po peshkonte në bregun e lumit Buna, aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.

Advertisement