Connect with us

Rajon

Rada Trajkoviç flet për grupin e njerëzve që kanë rrëmbyer…

Rada Trajkoviç, politikane nga Republika e Kosovës, tha se është e dëmshme për interesat tona strategjike që kreu i Agjencisë së Inteligjencës BIA-s, Aleksandar Vulin, të jetë në Moskë.

Përmes llogarisë se saj në Twitter ajo u shpreh se “Nuk e di nëse e kuptojmë se sa e dëmshme është për interesat strategjike të Serbisë që në këtë situatë gjeopolitike një nga njerëzit kyç në vend, të shkojë në Moskë dhe të takohet me Patrushev.”

Siç shtoi ajo, “Serbia eshte rrembyer nga një grup njerëzish që i shërbejnë vetëm vetes”.

E pyetur se cilat janë interesat strategjike, ajo theksoi se “Para së gjithash janë interesat e serbëve në Kosovë, jo mbijetesa e këtij regjimi me çdo kusht”.

Kujtojmë se Vulin ndodhet në Moskë në seancën e Konferencës së 11-të Ndërkombëtare të Sigurisë. Përveç tij per aty ka udhëtuar edhe Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska ne Bosnje Hercegovinë.

Advertisement