Connect with us

Aktualitet

Radha pa fund në Kapshticë/ Mbi 2 orë pritje, udhëtarët fajësojnë palën greke

Radhë të gjata dhe mbi 2 orë pritje në tokën neutrale midis Shqipërisë dhe Greqisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas udhëtarëve, pritja e gjjatë është nga 1 deri në 2 orë si pasojë e vonesave nga ana e palës greke, të cilët prej 3 muajsh aplikojnë sistemin e ri të hyrje daljeve në BE.

Udhëtarët saktësojnë se vonesa në palën shqiptare nuk janë hasur, procedurat aty bëhen normalisht, problemi është në palën greke, situatë që vijon prej kohësh. Me këtë sistem të ri është e pamundur të aplikohen procedura të shpejta kalimi për shqiptarët dhe të huaj, por vetëm për personat me dokumenta greke, e për pasojë shkaktohen vonesa dhe rradhë.

Advertisement