Connect with us

Bota

Rafaletë e Macronit drejt Polonisë për të mbrojtuar qiellin nga dronët e Rusisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të enjten se Franca do të dërgojë tre avionë luftarakë Rafale për të “kontribuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Polonisë” dhe të Evropës Lindore në kuadër të aleancës së NATO-s.
Ky vendim erdhi pas disa depërtimeve me dronë nga Rusia drejt territorit polak, që sipas Macron-it janë shkelje të pa tolerueshme të sovranitetit ajror.
Macron tha se kishte diskutuar për këtë masë me kryeministrin polak, Donald Tusk, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.
“Ne nuk do të dorëzohemi nga intimidimet në rritje të Rusisë”, deklaroi ai përmes një postimi në median sociale X.
Qëllimi i këtij veprimi, sipas presidencës franceze, është jo vetëm të forcojë mbrojtjen e Polonisë, por edhe të shënojë një mesazh të fortë se vendet e NATO-s nuk pranojnë shkelje nga Rusia, dhe që do të përgjigjen me masa konkrete kur është fjala për sigurinë kolektive.

Polonia ka vendosur rreth 40,000 trupa përgjatë kufirit të saj lindor, si masë kundër stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë, të njohura si “Zapad”.

Lëvizja vjen pas dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, çka ka rritur tensionet në rajon duke shtyrë autoritetet polake të rrisin gatishmërinë ushtarake. Sipas medias ndërkombëtare, vendosja e trupave u intensifikua menjëherë pas incidentit.

Qeveria polake njoftoi gjithashtu kufizimin e trafikut ajror përgjatë kufirit lindor, një masë që do të mbetet në fuqi deri në fillim të dhjetorit. Zyrtarët në Varshavë thonë se kjo është bërë për të garantuar sigurinë kombëtare në kushte të shtuara rreziku.

Advertisement