Connect with us

Politike

Rama akuza opozitës: Ka ndotur keq mjedisin politik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën me anë të një reagimi në Twitter, ku thotë se e ka ndotur keq mjedisin politik dhe e akuzoi për gënjeshtra.

Reagimi i plotë:

Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.

Advertisement