Politike
Rama e rikonfirmon: Belinda Balluku zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shpalli sot përbërjen e qeverisë së re pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama dha dhe emrat e ministrave të rinj, duke konfirmuar së pari zëvendëskryeministren Belinda Balluku e cila do të vijojë të mbajë të njëjtën ministri, atë të Infrastrukturës dhe Energjetikës.

