Connect with us

Politike

Rama: Energjinë më të madhe e gjej tek hakmarrja, dua të marr hak

Nga Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit, kryeministri Rama i përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Rama thotë se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë dhe se këtë vit presim gjysmë milioni gjermanë. Panairin e Turizmit në Berlin, ku Shqipëria ka ‘vendin e nderin’ cilësohet si sukses nga kryeministri Rama

“Kapërcim i vargut të paragjykimeve që për ne ka qenë vargmal. Vjet kishim afro 400 mijë turistë gjermanë, këtë vit synojmë të kapërcejmë 500 mijë, të paktën. Turistët gjermanë janë një lloj testi, pasi janë të ngadaltë por më pas tërësisht pushtues. Janë turistë nga të gjitha kategoritë nga ata të aventurave nëpër male por dhe nga ata që rrinë shtrirë gjërë e gjatë. Imazhi ka ndryshuar shumë”

Ku e gjen energjinë?

Rama: Veç hidros kemi edhe diellin. Energjinë më të madhe e di ku e gjej, tek hakmarrja, dua të marr hak, të marrim hak, na kanë poshtëruar shumë gjatë, na kanë poshtëruar të huajt, tanët, me dhjetëra e dhjetëra vite, tani është koha të marrim hak, e di është fantastike, të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE, njësoj me të tjerët dhe duke bërë për lezet atë shenjën, gropë kemi në fund fare si për mua që jam dy metra, si për ty.

A do e kaloni oqeanin?

Unë nuk kam pasur probleme i dashur por ti qenke zgjuar në kënetë. Të jesh I sigurtë që unë e kaloj oqeanin sa herë të dua. Dua të të bëj një surprizë të këndshme ty e kënetës.

Zgjedhjet e 11 majit, Rama i përgjigjet komentuesit: Vota për PS është për Shqipërinë, për ata është kthim në kenetë

1741075408_edirama.png

Nga Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit, kryeministri Rama i përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Teksa u pyet për zgjedhjet Rama tha se nëse vota do të shkojë për PS, do të jetë një votë për Shqipërinë ose në të kundërt për partitë e tjera do të jetë kthim pas në kënetë.

‘Është shumë zgjedhje e qartë zgjedhja e kësaj here dhe në 11 maj. Zgjedhja përmes votës është e qartë ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërin për tu anëtarsuar në BE ose për kënetën dhe për t’u kthyer prap në gropën e kuak kuak kuak. Ata që do hedhin votën për ata, do t’i bjerë në qafë shumë keq’, tha ai.

Advertisement