Politike
Rama është një Veliaj i gjatë
Nga Basir Çollaku
Edi Rama nuk e largon Erion Veliajn nga vetja, si zgjatimi kryesor i tij, bashkëvjedhës kanibal, thjesht duke e prerë nga një foto.
Alarmi është Rama. Veliaj është aksesor për të që ai e heq si fletushkë. Të gjithë brenda oborrit të pushtetit, u fikën dhe nuk po e mbrojnë hajdutin bashkiak që plaçkiste me dijeni e leje të Ramës.
Rama është një Veliaj më i gjatë, më dinak më i pasur e më hileqar. Por ngjajnë në shumë lloj pervesitetesh.
Lidhjet kriminale i kanë në të njëjtën parcelë. Arrestimi i grabitësit bashkiak duhet të jetë paradhoma e prangave të shefit të tij politik. Kjo ndëshkueshmëri nuk zgjidhet me bedelizëm. Lejet e ndërtimit në Tiranë nuk janë firmosur asnjëra pa dijeni-miratimin e Kryeministrit.
Veliajt i duhet të shkërmoqte me drejtorët e tij të gjithë financat publike, sepse nuk e mbante dot qesen me përqindje, ngaqë duhej të paguante taksimin në vendin e duhur qeveritar.
Pema ku do të varet bashkiaku sipas midesë se shefit, ka degë edhe për Ramën. Bashkiaku është një nga provat e inkriminimit ekstrem të kreut të qeverisë. Në Shqipëri dhe nëpër ofshore.
Kjo është provë opozitare edhe për të fshehtat që do përdoren nga palët për të mbijetuar. Kush nuk ka mëkate do të shihet nëse hedh gurë mbi fajtorin. Në këtë zënkë të fundit mes tyre nuk po shfaqet as tutori i përbashkët Alex Soros. Fundja ai ka kryer hallet e tij me blerjet. Është koha për shitje..Rama dhe Veliaj ishin dhe janë PPP e tij.
Me këto dosje të nisura, SPAK ka hapur një shteg përvëlues, që nuk mund ta mbyllë as vetë SPAK.