Connect with us

Politike

Rama i bindur: Me votën e diasporës, do të arrijmë diçka spektakolare

Kryeministri Edi Rama, ashtu sikurse e ka kthyer tashmë në një traditë, ka nisur rubrikën ‘Sy m’sy’, ku bashkëbisedon live me ndjekësit në rrjete sociale dhe iu përgjigjet pyetjeve të tyre.
“Mirënjohje për shqiptarët e Greqisë, në Kretë dhe Athinë dhe na mikpritën dhe na mbështetën me shumë zjarr. Ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion si gjithmonë i posaçëm i komunikimit dhe i përjetimit në një sallë të mbyllur, na u dha mundësia që të takojmë plot të tjerë, të bashkëbisedojmë dhe ndjejmë dëshirën për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 Majit. Fatkeqësisht një pjesë nuk janë regjistruar sepse ose e kanë lënë për në fund ose nuk janë informuar si duhet ose kanë pasur probleme me regjistrimin. Një numër i konsiderueshëm që thanë se kanë bërë plan që të vijnë këtu. Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme zotërinë që më solli këtë në takimin e Athinës. Do të qëndrojë këtu s simbol i një fitoreje të paharrueshme, fitore me notën 10 për PS. Diku në një sallë kam një dorë tjetër që më ka dhuruar dikush tjetër, me një nga fushatat, nuk e kujtoj se cila prej tyre, me dy gishta dhe me trëndafilin. Tjetër fitore të bukur, kështu që shumë faleminderit edhe kam besimin që me votën e diasporës do të arrijmë diçka spektakolare.”, u shpreh Rama.

Rama ironizon Berishën: BE nuk është studio konsulence që vjen nga Amerika dhe paguhet kushedi sa! S’mbyllen kështu filmat me Europën dhe Amerikën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën dhe PD sa i takon çështjes së negociatave. Rama tha se BE nuk i merr në konsideratë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë, ndërsa me ironi komentoi edhe marrjen e LaCicvita si këshilltar i PD për fushatën zgjedhore.

“Do jetë rekord historik, jo sepse në jemi ndryshe, nga të tjerët. Jemi ndryshe në disa gjëra, por jo vetëm për këtë, por sepse BE është shumë i interesuar të na marrë neve brenda në këtë moment. Pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu. Kjo nuk ndodh sepse e para, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti se kalendari është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje. Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama.

Rama në rubrikën ‘Sy më sy’: Është momenti ynë për në BE, po përputhen fatet e përbashkëta

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në rubrikën “Sy më sy’ për rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në BE. Rama ka kërkuar nga shqiptarët e diasporës që të bashkohet në këtë moment si e ka quajtur Rama, në këtë ‘përputhje të fatit’.

“Ndërkohë që tani të gjithë shqiptarëve dhe atyre të Greqisë dhe të Italisë, mbarë botës kudo ku janë u them se ky është momenti ynë, është momenti i përputhjes së fateve në asnjë moment tjetër të kohës qysh se jemi cliruar nga diktatura komuniste dhe kemi hyrë në rrugët e Europës për tu bërë pjesë e pandashme e BE-së. Ky moment e ka përputhur fatin tonë europian dhe fatit të BE-së që sot është i mëshiruar në dëshirën dhe në ambicien për të zgjeruar rradhët dhe gjendemi aty, gjendemi në kohën e duhur. Vendi që ata duan të përfshijnë bashkë me Malin e Zi”, tha Rama.

Rama ironizon opozitën: Në pasqyrat e darkës dëgjoj që ata thonë se dhe nëse ‘Këneta’ fiton hyjmë në BE! Qesharake

Edi Rama, Kryeministri Shqipërisë mëngjesin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’ ka ironizuar opozitën për mesazhet,që sipas tij përcjellë çdo mbrëmje për premtimin e tij në lidhje për hyrjen e Shqipërisë në BE. Sipas tij ata që teorizojnë negativisht këtër premtim janë njerëz që kanë përfituar shumë nga ky vend.

“Tani ka disa që teoriozojnë dhe i marr çdo mëngjes nga stafi im, disa shënime që teorizohet mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Ka disa që teorizojnë që kjo është kot se të gjitha raste BE nuk do ta marrë Shqipërinë. Edhe tjetra nëse do na marrë, do na marrë edhe nëse i humbim zgjedhjet. Janë ca njerëz që u ka ecur mbarë në fakt dhe kanë marrë të gjitha çfarë kanë dashur sepse s’mund të bëj asnjë insinuatë të kësaj natyre. Pjesa më e madhe teorizojnë dhe nuk deklarojnë atë që marrin plotësisht, kjo është qesharake”, tha Rama.

Rama ironizon opozitën: Iu kemi kopjuar programin? Gjëja më qesharake, a thua se bëhet fjalë për Kodin e Da Vinçit

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin me ndjekësit, ironizoi edhe opozitën pas akuzave se i ka kopjuar programin.

“Iu qajnë hallin pensionistëve dhe që iu kopjua programin. Gjëja më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod atomik. A thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod kasafortë, të ndonjë sekreti, Kodi i Davinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk janë kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore. ”, u shpreh kryeministri.

“Liderët e opozitës kanë halle me drejtësinë”, Rama: Mos mendoni që BE nuk e di këtë

Në rubrikën e përditshme në Facebook “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama etiketoi liderët e opozitës si persona që kanë probleme me drejtësinë dhe, sipas tij, nuk dihet kur do t’i mbyllin ato.

Ai tha se këtë gjë e di edhe Bashkimi Evropian, prandaj kërkon votën e shqiptarëve më 11 maj, që të kenë të garantuar integrimin në BE. Rama theksoi se po bëhet një “rrugë e dy punë”, duke shtuar se, nëse shqiptarët i japin shumicën Partisë Socialiste, do të jetë një mesazh i fortë për Bashkimin Evropian që shqiptarët e duan anëtarësimin tani. “Na duhet shumica”, u shpreh ai.

“Mesazhi duhet të jetë shumë i qartë: Populli shqiptar, qytetarët e Shqipërisë, duan të hyjnë në BE tani. Me këtë mandat, me këtë mesazh, unë dhe qeveria do të shkojmë dhe do të kemi një argument shumë të fortë për të nxitur procesin. Kjo është një luftë diplomatike dhe politike nga katër anët”, tha Rama.

Rama: ‘Primaret’ që bën ata tregojnë gjithçka , jo vetëm ujku por dhe bufi qimen se ndërron po zakonin se harron

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për Kryetarin e PD-së Sali Berisha mëngjesin e sotëm. Ai ka thënë se e kanë kontaktuar kandidat nga primaret për tu bashkuar dhe ka thënë se ‘jo vetëm ujku por dhe bufi qimen e ndërron por zakonin se harron’.

Rama: A do të na qendrojnë rrugët të bashkuara më tutje, do ta shohim. Unë kam shumë simpati për ta shumë respekt kam mësuar disa gjëra kur i sheh nga pozita e dikujt tjetër dhe është një raport shumë pozitiv dhe impakti është shumë pozitiv me thënë të drejtë dhe kemi një sërë individësh që kanë zhvilluar dhe primare që na kanë kontaktuar. Ato primaret që thonë gjithçka në fakt, jo vetëm ‘ujku por edhe bufi qimen e ndërron po zakonin se harron. Bufi i kënetës është një buf tjetër, jo bufi i famshëm i mitologjisë.

Advertisement