Connect with us

Politike

Rama i jep Turjan Hyskos tokë publike/ Berisha: S’do e gëzosh kurrë

Kryedemokrati Sali Berisha, në tubimin qytetar tek “Rrugica e Shpresës”, deklaron se Edi Rama i ka dhënë Turjan Hyskos 77 mijë metër katrorë tokë publike.

Berisha e paralajmëron Turjan Hyskën të mos e marrë tokën pasi kurrë nuk do ta gëzojë.

Lideri opozitar shprehet se të gjithë ata që kanë marrë tokën publike, do t’u konfiskohet dhe do i rikthehet shteti,

“Do i rikthehet pronarëve, do shitet për të rritur rrogat, do shitet për të rritur pensionet, do shitet për mirëqenien”- shprehet Berisha.

Deklarata e Berishës:

I pamëshirë, të pangopur, shpërndajnë çdo ditë, vjedhin pasurinë publike.

Të gjitha me aksioner Edi Ramën, këtë monstër që nuk ngopet kurrë.

Me një vendim me firmën e tij, i jep Turjan Hyskos, këtij gjeniu, 77 mijë metër katrorë tokë publike.

Turjan, mos e merr tokën se në mënyrë absolute po të paralajmëroj nga opozita, kurrë nuk do e gëzosh.

Nuk plotëson asnjë kriter përveç kriterit plaçkitës me Edi Ramën i pasurive publike të shqiptarëve.

Ty dhe të gjithë ata që kanë marrë tokën publike, tokën e pronarëve, do t’u dalë për hundësh, do t’u konfiskohet, do i rikthehet shteti, do i rikthehet pronarëve, do shitet për të rritur rrogat, do shitet për të rritur pensionet, do shitet për mirëqenien.

Ky buxhet është buxhet mjerimi.

Advertisement