Connect with us

Politike

Rama i vë kufirin Yuri Kim

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka vendosur kurifin ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër,”-shkruan Edi Rama.

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, mesazhi i Kim: Pa frikë e favor do luftojë korrupsionin e krimin! Drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një mesazh për kreun e ri të SPAK që të luftojë korrupsionin e krimin pa u frikësuar dhe pa u ndikuar nga favoret. Në një postim në Tëitter, Kim shkruan se drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit dhe institucionet duhet të jenë të pavarura.

Po ashtu shkruan se SHBA mbështet reformën në drejtësi ndaj do të monitorojnë nga afër procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK që do të mbahet më 16 dhjetor. Kim thekson se nuk do të ndryshojë zbatimi i reformës në drejtësi, që sipas saj nuk është vetëm kërkesë për anëtarësimin në BE por kërkesa e drejtë e popullit shqiptar.

“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, i cili pa frikë e favor do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë.

Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”, shkroi Kim në Twitter.

Advertisement