Politike
Rama ironizon LaCivitan: Po na vjen sherifi, këta turista që marrin para dhe si i marrin është një pyetje

Kryeministri Edi Rama ka folur mëngjësin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’ si çdo të martë dhe të enjte.
Rama ka ironizuar opozitën dhe këshilltarin e jashtëm Chris LaCivita në lidhje duke nënkuptuar se nga burojnë të ardhurat për punën e tij.
Rama: Nuk është muhabet, nuk është mubabet kënete që hajt po mblidhemi dhe po bëjmë një program dhe po marrim dhe sherifin. Po na vjen dhe sherifi. Këta turista janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turista që marrin kaq shumë para dhe si i marrin është një pyetje Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistash. Megjithatë të vinë., bujrum të vinë.
‘PS, shkollë e promovimit të të rinjve’, Rama: Po përgatisim një gjeneratë tjetër! Të votosh moçalishtet e reja të hapura…
Kryeministri Edi Rama tha se PS është një “shkollë” e promovimit të të rinjve. Ai tha se kur erdhi në pushtet, PS kishte një gjeneratë të re, ndërsa sot, po përgatitet për një tjetër brez.
“Unë kam një opinion të krijuar në vite e eksperienca tanimë që çështja e skuadrës është e skuadrës në kuptimin që nuk është çështje individësh, por funksionimi i gjithë skuadrës. Ajo qe them është se PS është shkollë e vërtetë e kultivimit dhe promovimit të të rinjve dhe sot ka një skuadër, që është skuadra më e re. I kemi të rinjtë me shumicë në listën e mbyllur. Ky është ndryshim i madh me të tjerët. Të votosh moçalishtet e reja që janë hapur, mund të kesh në parlament një person, ndërkohë që duke votuar për ne, do të kesh shumë të rinj e të reja në parlament, që janë praktikisht baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS. Sot lidershipi i PS përbëhet nga një gjeneratë që ishte e re kur ne morëm detyrën. Tani një tjetër gjeneratë po rritet hap pas hapi në akademinë politike me hapësirat që kemi krijuar, kemi bërë trasnformim radikal të skuadrës që kishim”, tha Rama.
Rama: Programi i Shqipërisë Madhështore një farsë, më 12 maj thonë do bëjmë minimumin jetik 200 euro
Një farsë të madhe e quan kryeministri Edi Rama programin e ‘Shqipërisë Madhështore’, duke thënë se më 12 maj premtojnë minimum jetik 200 euro, por kjo s’mund të ndodhë, u shpreh kreu i qeverisë.
“Programi i Shqipërisë Madhështore veçse është një farsë e madhe, por ka një falsitet total brenda tij se thotë këneta më 12 maj, do bëhen realitet, ne nuk themi kështu, ne themi në Shqipërinë 2030 do arrihen këto parametra, nuk themi që më 12 maj do bëhet realitet minimumi jetik 200 euro, nuk do ndodhë kjo më 12 maj. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë, kjo nuk ndodh”, thotë Rama.

