Politike
Rama: Kemi parë nevojë të bëjmë një ristrukturim të kryeqytetit
Partia Socialiste e Tiranës nis procesin e riorganizimit dhe rienergjizimit të strukturave të saj në kryeqytet. Në kuadër të këtij procesi, u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Njësisë Administrative nr. 2 në Tiranë dhe prezantimi i ekipit drejtues për këtë njësi.
Kryetari i Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në takim ku ka folur për rienergjizimin e PS, intensifikimin e komunikimit me qytetarët për punët e kryera dhe ato që priten, për pagat, pensionet, ekonominë dhe masat që po merren nga Qeveria në përgjigje të krizës së çmimit të naftës shkaktuar nga konflikti në Iran.
“Kemi parë nevojë të bëjmë një ristrukturim të Tiranës. Organizimi është “A-ja”. Ne sot jemi në një situatë që shikojmë se pagat në sektorin privat po rriten, ndërsa në sektorin publik janë rritur në mënyrë të përsëritur”, u shpreh kryeministri.