Shkrime
Rama-Kurti, beteja e një kombi me dy koka
Nga Roland Qafoku
Simbolika më e saktë për të kuptuar arsyen e shqiponjës me dy kokë në qendër të flamurit kombëtar është marrëdhënia aktuale mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Prej dy vjetësh raporti i tyre është i nderë. Jo vetëm nuk janë në një mendim për çka ndodh në Kosovë, jo vetëm nuk kanë qendrim të unifikuar, por mes tyre janë dhënë deklarata dhe kundërdeklarata ekstreme ndaj njëri-tjetrit, në raste të veçanta deri idhni personale si dy fëmijë që zihen në lojë, duke bërë që Serbia ta regjistrojë këtë si një nga avantazhet më të mëdha. Thjesht, jemi në një situatë që ne shqiptarët e ndjejmë që jemi një komb, por e kuptojmë që drejtohemi nga dy koka të ndara, njëra e kthyer majtas dhe tjetra djathtas. Le të imagjinojmë për një moment e të kthehemi në kohë sikur të jemi më 17 shkurt 2008, ditën kur Kosova shpalli pavarësinë. Nëse pikërisht atë ditë dikush do të parashikonte se pas 15 vjetësh dy kryeministrat shqiptarë nuk do të flisnin as me gojë me njëri-tjetrin do ta merrnin për të çmendur. Por përse dy liderët e dy shteteve me shqiptarë kanë arritur deri këtu? I kujt është faji? Është i Ramës, apo i Kurtit? A është faji i Edi Ramës të cilët kritikët e akuzojnë se kërkon ta trajtojë kryeministrin e Kosovës si vartës dhe të diktojë në vendimet që duhet të marrë? Apo i Albin Kurtit të cilin kritikë të tjerë e akuzojnë se me kryeneçësinë e tij synon të tregojë jo vetëm se është i barabartë me “vëllain nga Shqipëria”, por që nuk pyet nëse mendjen e ka të mbushur për shumë çështje të caktuara? Dhe pyetjet për çështjet konkrete janë: A është faji i Edi Ramës përse ka mbajtur të njëjtën linjë me ndërkombëtarët veçanërisht me SHBA, ndërsa Kurti u ka sjellë atyre shumë probleme duke bërë që për herë të parë shqiptarët të armiqësohen me SHBA? A është faji i Edi Ramës që anuloi mbledhjen mes dy qeverive të programuar të zhvillohej në Kosovë, apo i Kurtit që nuk ndenjoi ta takojë kryeministrin e Shqipërisë? Marrëdhënia mes tyre nisi ashtu, lehtë-lehtë, më pas të nxehej dalëngadalë dhe tashmë ndodhet në pikën e vlimit. Por si nisi dhe çfarë u bë shkak për këtë përplasje të madhe mes dy liderëve të mëdhenj?
Sot mund të kurdisen disa arsye nga ajo më e dukshmja që është “Ballkani i Hapur” dhe deri te ajo më e padukshmja beteja për dominim në politikën ndërkombëtare. Por faktet janë kokëfortë. Më i fundit nuk lidhet me një veprim konkret, por me një intervistë. Mjaftoi një mufkë e Edi Ramës në “Financial Times” që mbështetësit e Kurtit dhe kundërshtarët politikë ta vizatojnë atë si antishqiptar, antikosovar dhe i vënë në shërbim të Serbisë. Në një intervistë për ikonën mediatike londineze Rama tha:
“Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”.
Rrallë ka ndodhur në historinë 135-vjeçare të kësaj gazete që të korrigjohej ajo që kishte thënë i intervistuari teksa emri “Kosova” u zëvendësua me frazën “Veriu i Kosovës”. Por më shumë se një sulm frontal ndaj Ramës ndaj një fraze që e nxjerr keq, kjo histori tregoi se deri ku ka shkuar përplasja mes tij dhe Kurtit. Po kështu është vizatuar Edi Rama në këto dy vjet nga Albin Kurti teksa ka qenë promotor dhe mbështetës i linjës se marrëdhënia e mirë mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, dy popujve armiq të Ballkanit do të vinte vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ekonomikë dhe hapave pajtues. Albin Kurti në asnjë rast nuk pranoi “Ballkanin e Hapur” dhe si kryeministër nuk mori pjesë në asnjë nga takimet e zhvilluara për këtë nismë. Më shumë se një herë Kurti ka përsëritur për median pak a shumë këtë sentencë që Ramën e nxjerr armik të Kosovës:
“Nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal”.
Më 11 shkurt 2020 Albin Kurti kreu vizitën e parë zyrtare në Tiranë si kryeministër i sapozgjedhur i Kosovës. Në takimin me Ramën, Kurti tha:
“Takimi ynë i parë ishte më parë për makroshengenin shqiptar sesa për minishengenin ballkanik”.
Por kundërshtia mes të dyve u duk për herë të parë publikisht kur Rama ia kthehu:
“Nuk ka marrëveshje shengen shqiptar pa minishengen ballkanik”.
Por pavarësisht një mijë e një argumentave për të qenë kundër një nisme të tillë Albin Kurti njëkohësisht nuk ka treguar se është engjëll. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në Shqipëri ai bëri politikë të hapur kundër Edi Ramës duke themeluar në Tiranë filialin e partisë së tij “Vetëvendosje” me qëllimin e qartë për ta dëmtuar në synimin e tij për të fituar zgjedhjet. Ky ishte një akt flagrant, i papranueshëm dhe i paprinciptë që tregon se lufta për çështjen kombëtare katandiset në një luftë personale për pushtet. Po përse e bëri Kurti këtë? Përgjigja është edhe më e rëndë: Sepse kishte informacione konfidenciale se kur Albin Kurti ishte kryeministër herën e parë, Edi Rama kishte punuar për rrëzimin e qeverisë së tij. Vërtetë për të vënë duart në kokë. Por dalëngadalë kjo marrëdhënie e nderë erdhi duke u trashur. Është fakt që Edi Rama mbajti dhe mbështeti rolin e ndërkombëtarëve. Marrja e një roli të tillë nuk mund të quhet gabim. Që nga prilli i vitit 2009 Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe pozita e saj ndërkombëtare jo vetëm është rritur, por funksionon në unison me partnerët e kësaj aleance më e rëndësishmja në rruzull. Ata që shprehen kundër qendrimeve të Shqipërisë zyrtare që kanë qenë në unison me NATO-n ose janë naivë ose bëjnë politikë për interesa personalë politikë. E habitshme se disa politikanë në Prishtinë dhe veçanërisht në Tiranë e shikojnë Shqipërinë me statusin e vjetër, me pak miq dhe me shumë armiq. Jo! Shqipëria ka një peshë të madhe specifike në rajon dhe kontinent që nga 4 prilli vitit 2009 kur u bë anëtare e kësaj aleance dhe sa vlerë të madhe ka kjo kur dimë që Serbia është makina më e madhe ushtarake në Ballkan. Për të vijuar më pas edhe si kryetare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB, por edhe kandidate potenciale në BE. Dhe këto janë avantazh i madh për Kosovën dhe disavantazh i madh për Serbinë. Si të mendojmë, që këtë avantazh Shqipëria dhe kryeministri i Shqipërisë të mos e shfrytëzojë por të thotë “çështjet e Kosovës i përkasin vetëm qeverisë së Kosovës”? Kjo do të ishte tradhëtia më e madhe kombëtare. Këtu fjalën e kemi për të gjithe.
Ajo që e ka bërë edhe më atakues Albin Kurtin ndaj Edi Ramës është se ai dhe mbështetësit e tij e vizatojnë si një lider rajonal dhe ndërmjetës mes shqiptarëve dhe serbëve dhe kjo nuk është në optikën e kryeministrit të Kosovës. Por Rama ka edhe një avantazh me kundërshtarët në Shqipëri që janë pozicionuar hapur pro Kurtit. Me oratorinë e tij, me luksin e një politikani që në Shqipëri i ka pozitat e forta pas fitores të tri zgjedhjeve parlamentare dhe tri zgjedhjeve lokale Edi Rama riskon si të dojë dhe me çfarë të dojë dhe kjo nuk i shkakton ndonjë andrrallë në Shqipëri. Çështja e çështjeve është ajo e idesë se ndryshimit të kufijve, një histori jo aq e qartë dhe për më tepër ende nuk kemi si provë një hartë se cilat do të ishin këto ndryshime dhe qendrimin konkret të Edi Ramës. E vërteta është se ka ekzistuar një plan, por po aq e vërtetë është se deri tani ai nuk është bërë publik zyrtarisht. I pyetur në mars të vitit 2019 për shkëmbimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, Edi Rama tha për gazetën zvicerane “Neue Zuercher Zeitung”:
“Kjo është një gjë e natyrshme. Edhe kufijtë e Kosovës me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë ripërcaktuar në vitet e fundit. Se si duhet të jetë marrëveshja, këtë duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia. Kufijtë etnikë duhet të shmangen në mënyrë absolute. Shqipëria do mbështesë çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e BE dhe SHBA”.
Këtu kundërshtarët dhe armiqtë e Ramës nuk kritikojnë e as sulmojnë. Ata e shpallin Edi Ramën armikun numër një të shqiptarëve. Por me rënien e kësaj teze edhe Rama e fshiu nga memoria. Duke qenë se e vizatuan si tradhtar që “donte të shiste Kosovën” Rama bëri një sqarim në twitter më 3 maj 2021. Shkroi Rama:
“Unë kurrë s’kam thënë ndonjë gjë në lidhje me ‘non-paperin’ dhe hartën, dhe kurrë s’kam mbështetur ndonjë ndryshim kufiri përgjatë vijave etnike mes Serbisë dhe Kosovës”.
Po a kanë të drejtë politikanët e Kosovës kur shigjetën e parë të fortë ndaj Ramës e hedhin pse ai përqafoi idenë e tij për ndryshimin e kufijve? A ëshë kjo vërtetë tradhëtia e madhe e Ramës ndaj Kosovës? A ishte kjo tradhti e bashkërenduar me SHBA? Ndoshta të gjithë këtë lëmsh mund dhe duhet ta zgjidhin po amerikanët. Duhet që diplomacia e aleatit tonë më të madh të shpjegojë dhe tregojë se çfarë ndodhi dhe çfarë u ideua. Ndryshe edhe kjo histori do të arkivohet si të gjitha përplasjet e tjera.
Megjithatë Rama ka rekordet e veta pozitive në karrierën e vet për çështjen e Kosovës. Pas 68 vjetësh nga vizita e një kryeministri shqiptar në Beograd, Edi Rama pasoi Enver Hoxhën në një vizitë zyrtare më 10 nëntor 2014 në kryeqytetin serb. Por më shumë se kjo, rëndësi pati ajo që tha publikisht në një konferencë për shtyp dhe që tronditi gjithë Serbinë aq sa presidenti Aleksandër Vuçiç e quajti provokacija. Tha Rama në Beograd:
“Mbi Kosovën kemi qëndrime të ndryshme, por realiteti është një: Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 108 vende të botës. Ajo duhet respektuar. Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian, ajo duhet respektuar. Njohja e Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e njohin atë është e rëndësishme. Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të sigurtë”.
Por nuk mbaron këtu. Albin Kurti dhe mbështetësit e tij duhet ta kujtojnë sjelljen historike të Ramës në Asamblenë e Këshillit të Evropës më 12 tetor 2022 duke kundërshtuar në një fjalim për një orë kundër raportit të Dick Martin për Kosovën. Tha Rama në Strasburg:
“Raporti i Dick Marty-t që hedh akuza për UÇK-në është “fake news” më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri, e që për fat të keq, prej tij, sot qëndrojnë të burg njerëz që luftuan për paqen. Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk është kryer dhe kurrë nuk duhet të ishte atribuar”.
Më 20 shtator të këtij viti, Shqipëria shënoi kulmin historik në diplomacinë ndërkombëtare teksa kryeministri kryesoi mbledhjen Këshillit të Sigurimit të OKB. Në një debat live me ambasadorin e Rusisë, Vassily Nebenzia Rama tha:
“Pavarësisht sa përpiqeni Kosova pavarësia e të cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare penale, kreu 14 i Kartës se OKB. Kjo gjykatë s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës”.
Këto raporte mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit janë në nivelin “macro” që lidhen me situata të rëndësishme shtetërore, por në nivelin “micro” ato përfundojnë në debate të tipit “Nuk më hapi whatsapp-in”. Në atë kohë marrëdhënia e tij me presidentin Hashim Thaçi ishe në kulmin e miqësisë. Dhe acarimi mes tyre arriti kulmin në mesin e këtij viti. Më 14 qershor 2023, Albin Kurti refuzoi të takonte Edin Ramën teksa ai ndodhej në Prishtinë përpara se të zhvillohej mbledhja mes dy qeverive e planifikuar. Kurti tha se do e takonte Ramën vetëm në mbledhjen e qeverisë dhe jo më para asaj. Në këto kushte Rama deklaroi se qeveria shqiptare nuk do të merrte pjesë në këtë mbledhje të dy qeverive duke shënuar kulmin e marrëdhënieve të tensionuara. Tha Rama për atë vendim:
“Mbledhja nuk mund të mbahet në formatin e paraparë” dhe nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që, në fakt, ndodh në realitetin e Kosovës sot”.
Ndërsa Albin Kurti tha:
“Për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që ia kam thënë për takime të ne të dyve. Ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë, ne takohemi shumë shpesh, nëse shikoni gjatë këtyre më shumë dy vjetëve sa jemi në qeverisje, i kam një duzinë takimesh me kryeministrin Rama. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri, por edhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohen, kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm”.
A është normale që të akuzohet kryeministri i Shqipërisë përse futet në punët e brendshme të Kosovës? Ky absurditet të paktën formalisht sqarohet me një ligj të posaçëm. Në nenin 8 të Kushtetës së Shqipërisë shkruhet: Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
Thjesht kjo përplasje tregon se të dy kryeministrat janë gabim dhe se mbi interesin kombëtar kanë vënë atë personal. Me këtë raport të nderë ata thjesht kënaqin dhe gëzojnë Serbinë. A nuk ka qenë përçarja mes shqiptarëve pjesë e platformave antishqiptare në sirtaret e akademikëve serbë? Albin Kurti dhe Edi Rama e kanë bërë falas.
You may like
-
Alienët e BE-së, njohja e Kosovës dhe Albin Kurti
-
Eksperti amerikan zbardh prapaskenat: Kështu mund të përfundojë konflikti Kosovë-Serbi
-
Belind Këlliçi: Si mund të na bëjë moral SHBA, kur ata ulen me Edi Ramën dhe Erion Veliajn?
-
“Basha, politikan i vetë frenuar përballë Berishës”
-
BE-ja s’komenton gjetjen e armëve në Veri, do që Kosova të mos marrë hapa të njëanshëm
-
Kush është djali i Albin Kurtit, Lista Serbe ofendon Rashiçin për Asociacionin
Sekretari i OMONIA-s: Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për kryebashkiak të Himarës
Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë, lihen në arrest shtëpie Berisha dhe Malltezi
Qëlloi me armë gjahu në ajër duke dëmtuar një dron, procedohet 49-vjeçari
Alienët e BE-së, njohja e Kosovës dhe Albin Kurti
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën
Stoltenberg: NATO do të përballet me diçka që nuk e ka menduar kurrë
Anticikloni Afrikan, këtë javë ditë të nxehta, termometri do të shënojë deri në 43 gradë celsius
Eksperti amerikan zbardh prapaskenat: Kështu mund të përfundojë konflikti Kosovë-Serbi
“Bashës do t’ia marrim vulën me përmbarim”, Këlliçi: Audit, ku kanë shkuar paratë…
Belind Këlliçi: Si mund të na bëjë moral SHBA, kur ata ulen me Edi Ramën dhe Erion Veliajn?
Rrjeti shpërthen në urrejtje ndaj Hysajt/ Fevziu i del në mbrojtje: Nuk është e drejtë
Kombëtarja rikthehet në fushë, Sylvinho “shtrydh” kuqezinjtë pas humbjes në Euro 2024 (VIDEO)
Shtullungat e zj*arrit në ajër, çfarë po ndodh te Kodrat e Priftit në Tiranë
Pamjet që po bëjnë namin në rrjet/ Tifozët shqiptarë thyejnë makaronat para italianëve në Dortmund
VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohen dy banesa
Butrint Imeri “tërhiqet” zvarrë, çfarë po ndodh me artistin?
“Fitorja frymëzon zilinë”/ Për kë e ka këtë mesazh Egla?
Kiara poston videon e ëmbël me Lunën, Luizi zbulon publikisht ankesën që ka ndaj gruas së tij
Banorët i vënë flakën me qëllim bodrumit të pallatit në Sarandë, shkak asgjësimi i mbetjeve spitalore
Ngjyrat kuqezi “sundojnë” në rrugët e Dortmundit, atmosferë fantastike e tifozëve të kombëtares
Sherri mes deputetëve, seanca e sotme nëpërmjet fotove
Franca gati për më të keqen, protestuesit nisin shkatërrimet në të gjithë vendin
Aksident i rëndë gjatë natës në Tiranë
Drogë e prostituta, 9000 foto të sikletshme të djalit të Joe Biden, disa edhe në Kosovë
FOTO/ Policia rrethon selinë e ‘Lëvizjes Bashkë’: Skandaloze
“Lëpirës, shko shit shalqinj në Lushnje” – Shpërthen Kejvina…
37…Angela Martini më në formë se kurrë
Ronela Hajati si një yll në projektin e ri muzikor
I dhuroi një Porsche/ Jeta luksoze e shqiptares
Tuna si asnjëherë më parë
TRENDING
-
Pinknews19 hours ago
Arbana Osmani merr sërish ‘timonin’ e ‘BBV Albania’? Ledion Liço zbulon gjithçka
-
Pinknews23 hours ago
“Armiq” në BBV, Jul Deda bën postimin për Romeo Veshajn: Kishte momente…
-
Politike24 hours ago
“Tirana, lavatriçe gjigande pastrimi parash”/ Meta sulmon sërish Altin Dumanin
-
Politike24 hours ago
‘Përrallave u ka dalë boja prej tre vitesh’/ Basha i përgjigjet Berishës: Je në pazar me Ramën
-
Bota4 hours ago
Stoltenberg: NATO do të përballet me diçka që nuk e ka menduar kurrë
-
Pinknews19 hours ago
Pamjet e dhunës/ E dashura e re e Princ Lekës publikoi videon mes tij dhe Elia Zaharias?
-
Politike24 hours ago
Humbi gjyqin për heqjen e “non-grata”/ Berisha sulmon Britaninë: Turp diplomatik…
-
OPINION23 hours ago
“Stop diaresë në ekran”/ Ironia e Andi Bejtjas: Në vende të huaja komentet për Euro2024 i bëjnë ish-futbollistë, këtu i bëjnë miset