Aktualitet
Rama-Kurti, përrallat me vëlla nuk shkojnë më…Ata s’kanë parime
Gazetari dhe publicisti Ben Andoni thotë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të refuzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama paraqet një stad real të marrëdhënieve të sotme ndërmjet dy qeverive.
Sipas tij, “Albin Kurti nuk që do t’ia falë Edi Ramës pjesën e protagonizmit, por më shumë se kaq, mënyrën sesi kryeministri i Shqipërisë flet përballë Kosovës, sikur të jetë kryeministër i një vendi të fuqishëm evropian”. Sipas Andonit, “Më shumë sesa inat, është pjesa e protagonizmit, që Kurti nuk mund ta durojë dot”
Duket se marrëdhëniet e dy qeverive tona kanë shkuar atje ku parashiheshin, thotë Andoni: te ftohtësia, “dhe më shumë se kaq, te armiqësia”. Ai thotë se Kosova ka kohë që e ka shprehur se dëshiron “një identitet të saj shtetëror”.
Sipas publicistit, Kurti dhe Rama mendojnë vetëm që figurat e tyre ti vendosin mbi marrëdhëniet ndërshtetërore dhe se mes tyre “nuk ka parime”.