Connect with us

Politike

Rama po sillet si kalama/ Abilekaj për ftesën e Trump: Patate e nxehtë për marrëdhëniet me BE

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar sjelljen e kryeministrit Rama për ftesën e Trump drejtuar shteteve, përfshirë Shqipërisë, për t’u përfshirë në Bordin e Paqes për Gazën, u shpreh se ky është një hall i madh për marrëdhëniet me BE-në dhe se Rama po sillet si “kalama”, duke abuzuar me këtë si ftesë personale.

“Sjellja e Ramës është të abuzosh me një dokument zyrtar dhe të thuash se kjo ftesë për në Bordin e Paqes është për mua. Që nga 11 maji Edi Rama nuk ka nga SHBA-të një përshëndetje. As për festat e 28 nëntorit dhe tani thonë se do të bashkëpunojnë me SPAK dhe BKH-në dhe se s’kanë besim te qeveria shqiptare. Dy ditë më parë e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë përjashtoi edhe qeverinë, edhe policinë.

Kur të vjen një dokument i tillë si ftesa për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën është një sprovë shumë e madhe sepse Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe sepse po sfidon OKB-në dhe NATO. Është hall dhe kryeministri po sillet si kalama, si aguridhe.

Kemi një problem të madh se çfarë do të ndodhë me këtë ftesë, këtë patate të nxehtë se çfarë marrëdhënie do të kemi me BE? Duhet të veprojmë si vendet anëtare të BE-së, apo të ndjekim shembullin e Çekisë, apo të Hungarisë?

Pozitat e Ramës kanë qenë të lëkunduara dhe te socialistët për marrëdhëniet me SHBA-të dhe për ta shuar këtë zë, Rama e ka manipuluar ardhjen e kësaj ftese”- tha Abilekaj.

Advertisement