Connect with us

Politike

Rama projektim për 2025: Nuk do t’i shpëtojmë dot shuplakës së shqiptarëve nesër…

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në 32-vjetrin e Partisë Socialiste, duket se ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 2025.

Ai u shpreh se duhet një reflektim dhe të mos bihet në vetëkënaqësi nga rezultati në zgjedhjet e 14 majit.

Kreu i qeverisë u shpreh se nëse nuk shkohet përtej PS dhe kalohet në vetëkënaqësi, atëherë është e pashmangshme një shuplakë nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare.

“Kemi thelluar diferencën me kundërshtarë që për habinë më të madhe në 30 vite qeverisje vendore, nuk kanë krijuar dot një histori të vetme suksesi në asnjë bashki të vetme.

 

 

Shqiptarët na besojnë si e vetmja forcë që mund të përmbushë pritshmërinë e tyre. Kjo tregon shumë në mesin e mandati të 3. Paçim mençurinë ta kuptojmë siç duhet e të mos gënjehemi me hartën ë 14 majit se ata që qeverisim janë të kënaqur me ne.

Mbase po bëhem i bezsdisshëm me këngën time me shqiptarët e pakënaqur, por jini të përgatitur ta dëgjoni gjatë, sepse pa e futur thellë gozhdë në kokë sot të vërtetën, nuk do i shpëtojmë dot shuplakës së tyre nesër kur t’u kërkojmë besimin.

Duhet të nisim reflektimin e punën nga vetja siç kemi bërë në çdo zgjedhje.
Kemi nevojë për një projekt dhe organizim të ri. Duhet të shkojmë përtej PS”, tha ai.

Advertisement