Politike
Rama shpërthen: BE-ja është shtëpia e të pasurve, dera nuk hapet për të varfërit

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë mbrëmjes së sotme për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN Tv, Rama tha se unioni është shtëpi pasurish duke shtuar se janë 27 vende që akoma rrinë aty dhe nuk e hapin derën kollaj. Rama shtoi se Shqipërisë i kanë dhënë një afat pasi ngelën të impresionuar nga përgatitja dhe ‘screening’ që u treguan.
“Kjo ka ndodhur kur ne i kemi bërë të gjitha për të hapur negociatat dhe KE i thotë kryeministrave që ti hapim dhe dilte njëri që i thoshte jo. BE është shtëpi e të pasurve dhe jo të varfërve. Dera rri mbyllur dhe që të hapet duhet ë bien të 27 dakord ta hapin. E hapin kur ata krijojnë një besim dhe kur kanë interesa e hapin derën. Sot ne u jemi gjendur gati dhe sot ata janë në kushtet që duan të zgjerojnë BE dhe janë të etur për të dhënë mesazhin përtej BE që ata po zgjerohen dhe unifikohen. Kështu ndryshojë komplet politika e zgjerimit dhe sot na kanë dhënë një afat.
Sot ne kemi një afat dhe ata kanë mbetur të impresionuar kur panë përgatitjen që kemi bërë ne dhe na kanë dhënë afatin 2024-2027 dhe thonë nëse i bëni të gjitha këto ne do u marrim brenda 2027.Mua më duket çudi kur shkon letra në parlamentin holandez dhe kalon pa asnjë lloj dhe lisho fare, sepse kemi krijuar besim. Nëse do të hyjmë te të dhënat dhe vlerësimet e tyre do të shohim që jemi shumë lart nga perceptimi i shumicës. Jemi në një pozicion tjetër sot,” tha Rama.

