Connect with us

Politike

Rama shtron iftarin, ulet në tavolinë me Yuri Kim dhe…

Kryeministri Edi Rama ka shtruar një iftar për muajin e Ramazanit dhe vetë ka zgjedhur të ulet me disa prej të ftuarve në tavolinën që qëndron në qendër të vendit ku është organizuar darka. Pranë kreut të qeverisë qëndron bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Në tryezë, duket se kreu i qeverisë ka zgjedhur të ketë të dërguar nga jashtë, pasi me të është ulur edhe një tjetër ambasadore, ajo e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann. Por, ajo që vihet re është se pjatat e tyre ishin bosh, ndërkohë që të tjerët kishin nisur të konsumonin ushqimin.

Kjo është darka e parë që Rama shtron pas daljes nga spitali, dy ditë pasi u operua dhe hoqi apandesitin.

Advertisement