Connect with us

Politike

Rama sulmon Berishën nga Kamza

Edhe me të rinjtë në Kamzë Rama ceku sërish pasqyrimin e deklaratave të Berishës në Daily Mail për situatën e vendit aktualisht. Ashtu sikurse edhe në deklaratat e mëparshme, Rama e ka cilësuar ish kryeministrin si një llum dhe se nuk i duhet vendit dhe as dreqit.

‘Politikanët që flasin keq në gjuhë të huaj, u tremben të vërtetat në kombi e tyre apo që nuk dinë t’i thonë këto të vërteta në sy të tyre, janë llum. Si duhen as vendit, por si duhen as dreqit. Ti pranosh, ose më keq, t’u besosh është njëlloj sikur të mbash sytë nga një moçal që mban një erë të keqe.

Ne jemi kundër shumë gjërave por ne nuk mund të ndahemi ndaj një gjëje themelore, që jemi shqiptarë. Dhe kur flasim në gjuhë të huaj nuk duhet të flasim sikur e kemi inat.

S’jemi vend i pasur jemi vend i vogël por jo nuk ka rëndësi kur ulemi në tryezë me të tjerët, pavarësisht sesa të vegjël jemi.

Të thuash në mediat britanike që Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë kjo s’është lojë politike.

Ndryshojnë pamjet dhe shtatin por janë i njëjti soj.

Sot, Shqipëria nuk është ajo që duhet të jetë, se s’do isha me Rakipin sot. Por nëse kthehemi pas, vendi ynë është njëlloj në të gjitha drejtimet si ky liqeni këtu.’- tha Rama.

Advertisement