Politike
Rama surprizon: Diellën mund ta kemi prezente edhe fizikisht, mund të jetë edhe në TV duke folur me gazetarë

Kryeministri Edi Rama tha se Diella, ministrja virtuale së shpejti, ndoshta në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht.
“Jam 100% i sigurt që shumë shpejt jo shumë vonë ministrat e AI nuk do të jenë lajm në të ardhmen,. E di që ne e kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike por do të ndodhë. Nuk është tjesht fakti që bën disa procese të automatizuara, por e rëndësishme ështëe presioni psikologjik që ushtron te njerëzit, himanët për të bërë me shpejtësi procesin dhe sjellë rezultate. Besoj se shumica e proceseve që ne sot ia kërkojmë njerëzve do të bëhet me Ai, këtë s’e kam shpikur unë.
Qielli është kufiri, ne duhet të avancojmë dhe nxisim inovacionin. Besoj se shumica e proceseve të jenë të suksesshme. Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët.
Çfarë do të ndodhë më pas. Do të ketë kapacitete të avancuara, por në ë fund, mundet t’i delegoni pushtet pët të ekzekutuar atë që nuk mund të delegoni është që hiqni vendimin e proceseve demokratike deri ë ditën kur njerëzit do të bëjnë referendum dhe ..për momentin pushteti për ekzekutim i AI, është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjsë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr IA. S’ka Ai që mund të konkuirrojë të keqen që është brenda njerëzve. S’ka Ai që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi.”, tha Rama.

