Connect with us

Politike

Rama takon kancelarin gjerman Olaf Scholz

BERLIN– Kryeministri Edi Rama është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Takimi është zhvilluar gjatë kongresit të Partive Socialiste Euoropiane. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi me kancelarin gjerman, si dhe disa lider të tjerë të partive socialiste në Europë, ndërsa ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.

Mirmengjes dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë’– shkruan Rama në Facebook.

Në Berlin të Gjermanisë po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste. E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste. Kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin ishin të ftuar në këtë Kongres. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të na mbështesë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.

Advertisement