Aktualitet
Ranë në humnerë, publikohet momenti teksa nxirren trupat e pajetë të turisteve
Këto janë pamjet e siguruara nga “Ora News” nga operacioni i nxjerrjes nga humnera ku ranë në Valbonë të trupave të pajetë të dy turisteve që humbën jetën tragjikisht ditën e djeshmeBaets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille ranë në një zonë të thepisur teksa po eksploronin zonën në Qafë-Valbonë. Dy turistet po lëviznin në aksin Valbonë-Theth pa asnjë shoqërues që njeh zonën dhe si pasojë e terrenit të ashpër dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, me mjegull e borë, kanë rrëshqitur.
Trupat u nxorën falë shërbimeve të Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.