Connect with us

Aktualitet

Rast i papritur në spitali/ Roja i dehur hyn në dhomat e të sëmurëve, shkakton skandal të vërtetë

Një incident i paprecedentë është regjistruar sot në pavionin e senatoriumit të Spitalit Rajonal të Korçës, ku roja i sigurisë ka shkaktuar një skandal të vërtetë në gjendje të dehur.

Sipas burimeve, roja ka hyrë pa leje në pavion dhe në dhomat e pacientëve, ku ka filluar t’i ofendojë dhe t’i shajë ata në mënyrë të përsëritur. Sjellja e tij alarmoi stafin mjekësor, i cili ndërhyri për ta ndalur, por situata agravoi edhe më tej, pasi roja ka debatuar dhe është përplasur edhe me infermierët.

Kulmi i incidentit ndodhi kur roja goditi një familjar të një pacienti të shtruar në pavion, çka detyroi thirrjen e menjëhershme të policisë.

Efektivët ndërhynë për të neutralizuar situatën dhe më pas shoqëruan rojen në komisariat.

Advertisement