Connect with us

REAGIM

Reagimi/ Në Gjermani lani ka*ën e pleqve

Largimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga vendi për një pagë më të mirë, drejt Gjermanisë ka ndezur një debat në rrjetet sociale, pas deklaratës së mjekut pediatër Edi Tushe.

Mjeku në një postim në rrjetet sociale, ka qenë i ashpër ndaj infermierëve në Shqipëri që sipas tij kërkojnë paga të larta, por nuk dinë as fjalët teknike të profesionit të tyre apo si të marrin gjak.

Duke përmendur largimet drejt Gjermanisë, mjeku shkruan se “- e hapni llapen dy metra, dhe thoni- do shkojme ne Gjermani!!… Ju??!!… Mjere Gjermania per ju!!!… Atje, te lani e shpelani pampersat dhe kaken e pleqve atje, nja 300 b. ne turn”.

I ashpër ka qenë dhe reagimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë në rrjetet sociale, që i kujtojnë mjekut kohën kur ka qenë shef në maternitet dhe “ku punen me te madhe ta benin mamite dhe Infermieret dhe ne kurriz te tyre ti merje meritat dhe leket nga familjare”.

Postimi i plotë i doktorit Edi Tushe:

Kemi vendosur qe rrogen e stafit ta bejme me mijera euro , meqenese kohet e fundit, eshte shume problem te gjesh disponibel per te punuar edhe nje pastruese.
Sa e doni rrogen te dashur infermiere? 1 milion, 2 milion,,,???? Sa???…. Ok, po jua bejme rrogen sa te doni ju!????????‍??????????‍??
Por….
Kur perballeni me punen, rrini si guake!!
Nuk dini te mbani shiringen, nuk dini te perdorni pipeten, nuk kuptoni asnje fjale teknike…. Lere pastaj kur duhet ti merrni gjakun nje femije te vogel- Dukeni sikur ju ka rene njeri me lopate mbrapa kokes!!!… Hapni syte si te habitura dhe me shume mundesi, veshet ju bejne zhurme kur ju shpjegojme detyrat… Po cfare keni menduar se po ju marrim ne pune per figure, apo per te treguar veten se cfare dini te beni.
– e hapni llapen dy metra, dhe thoni- do shkojme ne Gjermani!!… Ju??!!… Mjere Gjermania per ju!!!… Atje, te lani e shpelani pampersat dhe kaken e pleqve atje, nja 300 b.”, ne turn. Por atje e ulni koken dhe rrini si pula! Pastaj hipni neper metro nja dy ore larg ne te ftohte sa te arrini ne ato “shtepite” qe i paguani sa qimet e kokes, dhe goja prape ju rri mbyllur…. Kurse para nesh,….

REAGIMI NGA SHOQATA E INFERMIEREVE TE SHQIPERISE

I turpshem dhe i ulet reagimi i Dr.Edi Tushe ndaj Infermiereve.
Po ne aq vite sa ishe shef ne Maternitet ku punen me te madhe ta benin mamite dhe Infermieret dhe ne kurriz te tyre ti merje meritat dhe leket nga familjaret te dukeshin te mire dhe profesionist dhe tani qe dole ne pension dhe kalove privat te duken jo profesionist????
Mos valle brezi juaj i ka merituar ato tituj qe mbani sot dhe ato pozicione qe mbani qe i keni kthyer si prona private dhe si vende per perfitime personale e jo per ti sherbyer pacienteve???
Apo beni si them une e mos beni si bej une…
Turp…turp…turp….

Advertisement