Connect with us

Rajon

Reagon ministri serb i Mbrojtjes: Presioni ndaj Serbisë për Kosovën do të rritet

Ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, ka thënë se “presioni ndaj Serbisë do të rritet, veçanërisht për Kosovën”, duke shtuar se do të ketë përpjekje “që të mos lejohet Beogradi të bëjë politikën e vet”.

“Do të investohen shumë para dhe fuqi për të destabilizuar Serbinë, nuk do të jenë gjithmonë të dukshme, si presionet për çështjen e Kosovës apo rishikimi i Marrëveshjes së Dejtonit (marrëveshja që i dha fund luftës në Bosnje, më 1995), thjesht duke e kushtëzuar Serbinë që të mos mendojë vetë, por të le t’i thotë dikush tjetër se çfarë të bëjë.” – deklaroi Vucevic

Advertisement