Sport
Real Madrid triumfon në ‘El Clasico’ mes tensionit, shkon +5 nga Barcelona
Real Madrid triumfoi 2-1 ndaj Barcelonës në një “El Clásico” plot emocione dhe polemika. Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham shënuan golat vendimtarë për “los blancos”, ndërsa për katalanasit realizoi Fermín.
Takimi nisi me ritëm të lartë dhe u karakterizua nga duele të forta në çdo zonë të fushës. Mbappé kaloi Realin në avantazh, por Fermín barazoi për Barcelonën, duke e mbajtur ndeshjen të hapur deri në fund. Në pjesën e dytë, Mbappé humbi mundësinë për të dyfishuar pas një penalltie të pritur nga Szczęsny, por Bellingham vendosi rezultatin me një gol të bukur në minutat e fundit.
Pas përfundimit të ndeshjes, tensioni shpërtheu mes lojtarëve të të dyja skuadrave, me disa madrilenë që iu drejtuan Lamine Yamalit për deklaratat e tij para ndeshjes. Në minutën e 100-të, Pedri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, duke e mbyllur ndeshjen mes kaosi dhe nervozizmi.
Golat
Nis me një rast shumë të diskutueshë ‘El Clasico’ i parë i sezonit. Lamine Yamal (Barcelona) duket sikur ndërhyn pa kujdes (3’) dhe godet në këmbët e kundërshtarit, duke rrezikuar ndëshkimin. Cesar Soto Grado sinjalizon faullin, por këtë herë vendos të mos tregojë karton. Real Madrid fiton një penallti! Ka pak konfuzion.
Real Madrid – Barcelona 2-1
Arbitri e rishikon me VAR vendimin për penalltinë në favor të Real Madridit. Gëzimi i lojtarëve të Real Madridit zgjati pak, pasi pas rishikimit me VAR, arbitri Cesar Soto Grado e anulon vendimin fillestar. NUK KA PENALLTI!
Vjen një tjetër moment që duhet të vedoset me VAR: Mbappe realizon një gol fantastik nga distanca, por në momentin e marrjes së stopit ishte në pozicion jahstë loje.
Kjo është e treta e vërteta: në minutën e 22-të, Bellingham nxjerr përballë pëortierit Mbappe-në me një pasim perfekt, këtë herë francezi nuk gabon përballë portierit, 1-0.
Gabim i pafalshëm i Arda Guler, perfitojnë sulmuesit e Barcelonës, Rashford pason për Fermin, që nuk gabon brenda zonës, 1-1.
Nuk kanë fund emocionet në ‘Bernabeu’, vetëm pak çaste pas barazimit të Fermin, vjen goli i dytë i Realit i shënuar nga Bellingham.
Reali humbet mundësinë pë të trefishuar rezultatin, Mbappe dështon nga pika e bardhë e penalltisë në fillim të pjesës së dytë.