Connect with us

Sport

Real Madridi i bën presion Barcelonës, 2 gola në transfertë

Real Madrid fitoi 0-2 me Osasunën në transfertë. “Galaktikët” zgjidhën gjithçka në 12 minutat e fundit të ndeshjes, duke i bërë presion Barcelonës kryesuese. Valverde në minutën e 78 zhbllokoi gjithçka pas asistit të Vinicius, teksa në minutën 90+2 u kujdes Asensio për golin e dytë. Me këtë fitore Real Madrid shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e dytë të La Liga-s, pesë pikë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak. Osasuna me 30 pikë mbetet në vendin e 10-të.

Advertisement