Connect with us

Aktualitet

Rëndohet situata në Mat! 8 familje rrezikojnë përmbytjen, pritet ndërhyrja e ushtrisë

reshje e pandërprea të shoqëruara me stuhi dhe intensitet të lartë, kanë shkaktuar probleme në Mat. Si pasojë e kësaj situate,  8 familje rrezikojnë përmbytjen në fshatin Bruç. Lidhur me këtë situatë pritet që të ndërhynë forcat e ushtrisë, për të bërë të mundur evakuimin e tyre. Prej disa ditësh këto familje kërcënohen nga niveli i lartë i ujit, i cili ka dëmtuar një pjesë të argjinaturës dhe rrugës që i lidh ata me pjesën tjetër të fshatit.

Për shkak të rrezikut të lartë Bashkia e Matit ka kërkuar mbështetjen e ushtrisë e cila do t’u vijë në ndihmë familjeve të rrezikuara. Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente, duke bërë që të rriten prurjet e lumenjve. Problematika të shumta janë shfaqur edhe në shumë rrugë rurale, ku në pjesën më të madhe të tyre mund të kalohet vetëm me mjete të larta.

Advertisement