Aktualitet
Reshje bore në alpe dhe reshje shiu me stuhi në këto zona të vendit
Moti për ditën e sotme do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore, kryesisht gjatë pasdites. Në alpe pritet të ketë reshje dëbore por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 14 gradë celcius. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 11 gradë celcius në veri dhe deri në 19 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim nga Jugu me shpejtësi 15-30 metër për sekondër duke shkaktuar një dallgëzim të forcës 8 ballë në det të hapur.
Stuhi detare në Durrës, tragetet shtyjnë lundrimet e planifikuara
Ndërkohë një traget ka mundur të niset nga Porti i Durrësit drejt Barit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm duke u ndihmuar nga dy rimorkiatorë.