Connect with us

Kosova

Riçard Grenell bën thirrje për tu goditur Albin Kurti

Ish i dërguari i presidentit të SHBA Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë Riçard Grenell ka theksuar se pasi Sërbia uli numrin e trupave të veta në linjën e gjatë administrative me Kosovën, tashmë radhën e kanë autoritetet prishtinase të zgjedhin datën e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri. Grenell pas takimit me ministrin e mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviç deklaroi se ka dëgjuar direkt prej Vuçeviqit se Sërbia përshëndet praninë e më shumë trupave të NATO në Kosovë.

“Ky është lajm i shkëlqyer. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani tashmë duhet të zgjedhin datën e zgjedhjeve në veri dhe formojnë Bashkësinë e Komunave Sërbe”

 Ish-i dërguari i presidentit amerikan u shpreh se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e rreptë ndaj kryeministrit të Kosovës, duke shtuar se nuk mund ta kuptojë pse ende nuk është formuar Asociacioni i Komunave Serbe.

“Nuk besoj se ka një temë të vetme që ka ardhur nga SHBA-ja dhe që Kurti e ka përkrahur. Ai ka qënë gjithmonë kundër çdo gjëje që ka propozuar Washingtoni. Unë kam qenë shumë kritik ndaj tij. Ka marrëveshje të shumta, sipas të cilave ai duhet të kishte vendosur. Pse nuk e bëri – nuk e kuptoj”

 Grenell potencoi se prandaj, ai beson se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e ashpër ndaj Kurtit, duke shtuar se nuk beson se Hashim Thaçi do të zgjidhte rrugën që zgjodhi Kurti, por përkundrazi, sipas emisarit, ai do të zgjidhte një qasje tjetër dhe sipas tij nuk ka më dyshime se procesi i dialogut nuk po funksionon.

“Unë besoj se nëse Donald Trump do të ishte president i SHBA-së, ne nuk do të ishim në këtë situatë. Nuk do të kishim shtim të trupave të NATO-s në Kosovë, përkundrazi. Kur ne negociuam, parashikuam një ditë kur nuk do të kishte më trupa të NATO-s në Kosovë, sepse nuk do të nevojiteshin. Tani jemi në këtë situate që ka fajtor të gjitha palët, Kurti, Vuçiçin dhe Perëndimin”

Kur u pyet nëse SHBA mund të marrë një rol kyç në negociata, ai u përgjigj – se duhet dhe se është e nevojshme, sidomos tani, kur është bërë e qartë se kryediplomati i Bashkimit Europian Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak kanë dështuar. Deklaratës se ai ka ndikim në pushtetin në Prishtinë, Grenell i është përgjigjur se është i vetëdijshëm se zëri i tij po dëgjohet dhe se po mundohet ta qetësojë situatën e krijuar sidomos së fundmi.

“Kam punuar tetë vjet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe nuk mendoj se kjo organizatë mund të bëjë diçka të mirë pa udhëheqjen e SHBA-së. Duhet të ketë lidership amerikan”

Gjithashtu, më herët emisari Grenell ka thënë se nuk surprizohet nga Albin Kurti pasi sipas atij kryeministri ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet dhe idetë e propozuara nga Bashkimi Europian dhe SHBA-ja.

“Ka shumë marrëveshje lidhur me asociacionin, lidhur me progresin në pjesën veriore të Kosovës. Nuk kemi nevojë për negociata, le të zbatojmë këto që kemi tanimë. Por besoj se këtu po kundërshton Albin Kurti dhe kjo është gjëja e gabuar, pasi ai duhet t’i zbatojë marrëveshjet që kanë nënshkruar liderët e Kosovës përpara tij, jo thjesht t’i refuzojë dhe të thotë ‘dua t’ia nis nga e para’”

Por ndërsa kryeministri Kurti nuk po zbaton një marrëveshje, Serbia dhe Vuçiç nuk po zbatojnë shumë më shumë marrëveshje të firmosura. I pyetur nëse sipas tij duket se ka një presion të njëanshëm kundrejt Kurti si pala më e dobët dhe nuk ka presion ndaj Serbisë të zbatojë marrëveshjet e firmosura, Grenell u shpreh se eshe ndaj Serbisë ka patur presion të shtuar

“Të dyja palët janë fajtore, nuk ka dyshim për këtë. Por tani komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar me opinionin se Albin Kurti ka ndërmarrë veprime unilaterale në veri. Mendoj se gjermanët, francezët, evropianët në përgjithësi, kemi parë KFOR, forcat e NATO-s, administratën e Joe Biden, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, të gjithë e kanë dënuar Albin Kurtin për veprimet e tij në veri. Ai nuk po merr vendime të mira për të krijuar një atmosferë paqe”

 Grenell gjithashtu më herët ka paralajmëruar Kurtin përmes një postimi në Twitter, duke thënë se Kosova duhet të përgatitet për pasoja të rënda, nëse qeveria nuk i përgjigjet kërkesave të Perëndimit.

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk tregon respekt”.

 Por sipas kryeministrit kurti, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në banjskë të Zveçanit situata nuk është e njëjtë si më parë dhe se imediate tani është siguria dhe dialogu mbetet në dorë të dytë. Por kujtojmë se vetëm pak ditë më parë 5 emisarê europian dhe amerikan i kanë paraqitur atij dhe presidentit serb nje plan të ri të ristartimit të dialogut dhe asociacionin.

Advertisement