Connect with us

Aktualitet

Rindërtimi i stadiumit të Vlorës, shpallet projekti fitues

Stadiumi “Flamurtari” në Vlorë, ashtu si stadiumi “Niko Dovana” në Durrës dhe ai Skëndërbeu i Korçës do të rindërtohet. Projekti që do të zbatohet është ai i një studioje belge XDGA (SAVIER DE DEITER), e cila ka menduar përveç ndërtimit të stadiumit, edhe të gjithë zonës përreth ku veç hapësirave ku do të vendosen shërbime, si bare e restorante, të ndërtohen dhe 4 kulla.

3 studiot finaliste kanë prezantuar idetë e tyre përpara një jurie ndërkombëtare ku pjesë ishte dhe kryeministri, e që vendosi pasditen e sotme cila prej studiove do të fitojë të drejtën për të zbatuar projektin.

Në garë, veç studios belge, ishin edhe 2 studio të tjera, 1 italiane FUKAS dhe OPPENHEIM  amerikano-zvicerane që propozonin që stadiumi të kishte kullë, respektivisht 25 dhe 36 katëshe.

Kapaciteti i stadiumit mendohet të jetë deri në 10 mijë vende.

Për kreun e Federatës, ekipi i Flamurtarit dhe vetë tifozët vlonjatë e kanë merituar prej kohësh një stadium dinjitoz, si dhe një vëmendje të shtuar të investimeve për sportin.

Armand Duka: Flamurtari meriton shumë më shumë se sa infrastrukturë sportive ka sot.

Kryeministri që rendit gjithçka qeveria e tij ka bërë për sportin, premton një akademi futbolli në Vlorë të ngjashme me atë të Machester City në Durrës, me një klub të madh europian, emrin e të cilit nuk e zbulon.

Edi Rama: Duke folur me një klub tjetër të madh futbolli, që të mund ta fusim në bashkëpunim me akademinë e re.

Rama lajmëron nisjen e punimeve për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Edi Rama: Së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit të dytë të Tiranës, Selman Stërmasi, përsëri me një partneritet publik privat.

Të tre studiot finalist, vec idesë për transformimin e stadiumit, i kishin kushtuar shumë vemendje dhe gjenerimit të hapësirave që e rrethojnë.

 

Advertisement