Connect with us

Kronike

Rrëfimi i Erjon Alibej shkund Policinë? Tregon vrasje dhe përfshirje të policëve në bashkëpunim me krimin

Territori i kriminelëve shqiptarë, sipas rrëfimit të të penduarit Erjon Alibej, është një botë ku ka vend jo vetëm për krimet e tyre, por edhe për ndihmësit që herë i përkasin policisë, herë njerëzve të tjerë të drejtësisë.

Me një renditje vrasjesh që po i shpreh krejt ndryshe nga Nuredin Dumani, Alibej ka lënë të mbërthyer gjykatën në seancën e radhës që po mbahet për “Plumbin e Artë”, mbi kërkimet për armiqtë e betuar, mes tyre Talo Çela, për të cilin tha se ishin aktivizuar edhe çunat e Fushë-Krujës.

Në një rast, për fotografinë e Besmir Haxhisë, të dhënat i kishte marrë nga sistemi TIMS, që është një sistem policor.

Uniformat e OFL nuk i mbanin vetëm njerëzit e ngarkuar për të kryer detyrën, por edhe kriminelët – dhe këtë e tha Alibej, sipas të cilit një uniformë të tillë ia kishte dhënë Nuredin Dumanit.

Për sigurimin e këtyre veshjeve të OFL, që ishin siguruar në Kosovë, kishte pasur ndërmjetësimin e një tjetër të akuzuari të quajtur Bujar Gërmizi.

Për Nuredin Dumanin, Alibej – që thotë se i hyri sagës së krimeve pas vrasjes së të vëllait – kujtoi se e kishte strehuar në kohë karantine dhe madje se i kishte blerë edhe shtëpi. Por ajo që mësoi nga ndihmësit e tij, Erjon Alibej, ishin planet e kundërshtarëve për ta vrarë, të cilët ofronin 2 milionë euro për eliminimin e Alibejt.

Alibej tha se donin ta vrisnin Emiljano Ramazanin, pasi ishte më aktiv në grupin e Çopjave, e bashkë me të edhe vëllain e Talos, Bujar Çelën.

Advertisement