Aktualitet
Rrëmbehet një person/ Dyshohet për larje hesapesh, Policia identifikon dy persona si autorë të dyshuar

Një person është rrëmbyer mbasditen e sotme në Qafë Gjashtë në Sarandë, i identifikuar si Françesko Mani. Ndërkohë policia ka identifikuar edhe dy personat e dyshuar dhe po vijojnë kërkimet për arrestimin e tyre.
Gjithashtu dyshohet se rrëmbimi është motivuar nga larje hesapesh. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.

