Bota
Rrëmbimi/ Skenar për të lëvizur ushtrinë drejt lumit Ibër
Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, duke folur në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës, tha se përmes tensioneve në komunat veriore, Serbia po synon ta shpërqendrojë vëmendjen nga mbështetja që po i ofron Rusisë.
Krahas kësaj, Fehlinger dënoi ashpër dhunën e shfaqur nga bandat kriminale serbe dhe planet e pista të Begoradit.
Eksperti austriak nga ana tjeter mbështeti vendimet e kryeministrit te Kosoves, Albin Kurtit, duke thënë se fajtore për tensionet e krijuara në very te vendit është Lista Serbe.
Duke folur per rrëmbimin e tre policëve te kosoves nga milicia serbe, brenda kufirit administrative te Kosoves, Fehlinger tha se ai ishte skenar i Vucic për ta lëvizur ushtrinë serbe drejt lumit Ibër.
“Ajo ishte një përpjekje e qartë për të krijuar një arsye për luftë apo për të lëvizur ushtrinë serbe drejt lumit Ibër, por Perëndimi ishte i vëmendshëm dhe ne nuk do ta lejojmë Serbinë të provokojë një luftë të re ballkanike” – tha ndër të tjera Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë