Kronike
Rrethohet Porti i Durrësit, dyshime për ngarkesa kokaine
Sërish kontrolle për drogë në portin e Durrësit. Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturat e SPAK, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës dhe DVP Durrës janë duke ushtruar prej 1 jave kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit.
Burimet bëjnë me dije se po kontrollohen ngarkesat në kontenier dhe strukturat metalike të tyre të cilat pjesë janë ngarkuar me banane te kompanise Banaking. Pas ngjarjes së fundit me gjetjen e kokainës në kompaninë Banaking, janë ushtruar kontrolle manuele duke i kaluar kontenierët jo vetëm në skaner, por duke u kontrolluar fizikisht dhe me qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët narkotike.
…
Sërish kontrolle për drogë në portin e Durrësit. Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturat e SPAK, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës dhe DVP Durrës janë duke ushtruar prej 1 jave kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se po kontrollohen ngarkesat në kontenier dhe strukturat metalike të tyre në të cilat janë ngarkuar me banane te kompanise Banaking. Pas ngjarjes së fundit me gjetjen e kokainës, janë ushtruar kontrolle manuale duke i kaluar kontenierët jo vetëm në skaner, por duke u kontrolluar fizikisht dhe me qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët narkotike. 5 pika kontrolli janë ngritur në portin e Durrësit për shkak se punonjësit e skanerit janë duke nxjerrë çdo kontenier për t’u kontrolluar, pavarësisht se në skaner u del që nuk kanë ndërhyrje. Kjo ka bërë që kontrollet të zgjasin me ditë të tëra për shkak të numrit të lartë të kontenierëve. Gjithashtu struktura të ndryshme hetimore kanë qenë në të gjitha pikat duke sjellë përforcime nga Tirana. Kontrollet kanë vazhduar edhe gjatë natës, ndërkohë që nuk dihet nëse është arritur të gjenden sasi të kokainës për të cilën po kërkohet.