Aktualitet
Rrezikuan të fundoseshin me gomone, shpëtohen dy turistët
2 turistë të cilët rrezikonin që të mbyteshin me gomonen e tyre për shkak se mjeti me të cilin lundronin pësoi defekt, janë shpëtuar nga roja bregdetare në Durrës.
Policia thotë se rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirës, detare të qarkut, njësia policore detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues gomone kishte pësuar defekt.
Sapo i kanë konstatuar, policia detare me mjet lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.