Connect with us

Kronike

Rrihte gruan dhe e bëri për çmendinë, lihet në burg burri dhunues

Darjo Bruçi akuzohet se dhunoi bashkëjetuesen e tij 33 vjeç në mënyrë të përsëritur aq sa e bëri të përfundojë me probleme të shëndetit mendor, është lënë në burg.

Burime bëjnë me dije se Bruçi gjithashtu pagoi shtetasin shqiptar nga Kosova, Kujtim Popaj për ta shëruar me pretendimin se i kishin bërë magji.

Ndërkohë Popaj ka rrëfyer se ka qenë vetëm një herë në banesën e çiftit ne Burrel për ritualin që thotë se e bën edhe me persona të tjerë të “pushtuar”, por vajza nuk i kishte treguar që dhunohej. Prej 4 ditësh 33-vjeçarja ndodhet në spital në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement