Politike
“Rrini në tualet dhe vini e shfryni këtu, ngatërroni vendin”/ Salianji-socialistëve: Po mbroni skandalin
Vijon me debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës mbledhja e komisionit hetimor të TIMS. Drejtuesi i komisionit, deputeti i PD, Ervin Salianji akuzoi socialistët se duan të mbyllin punën hetimore të komisionit. Me ironi, Salianji tha se anëtarët e PS më shumë kanë qëndruar në tualet se sa në komision. “Po qëndruat shumë kohë në tualet, ngatërroni vendin dhe shfryni këtu. Këtu është vendi për të hetuar. Keni marrë gjysmën e kohës së komisionit për të shkuar në tualet. Po qëndruat gjatë në tualet bie erë kjo punë. Doni ta mbroni skandalin“, tha ai.
“Procesverbali që ju po mbani fort është një mjet për ju, por sot duhet të deklarojmë përfundimin e hetimit që ne e kemi ushtruar. Ju keni hetuar së bashku me kolegët tuaj. Le të deklarojmë përfundimin e hetimit. Hidh në votë deklarimin e përfundimit të hetimit. Mos e mbani komisionin zvarrë”, ishte reagimi i nënkryetarit të komisionit, socialistit Toni Gogu.
Debati në mbledhjen e TIMS
Ervin Salianji: Në shtator 2022 u rrëzua sistemi, e rrëzuat për të modifikuar të dhënat për njerëz në kundërshtim flagrant me ligjin. U fshi çdo sistem dhe çdo back up. Pas hetimit që ka bërë SPAK, ju e keni parë që jeni djegur nga TIMS dhe keni bërë modifik të të dhënave. Mosveprimi solli si pasojë fshirjen e çdo sistemi dhe të çdo back up-i. Ndërhyrje dhe manipulime të sistemeve… Le t’i dëgjojë publiku, është vendosur në dijeni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërhyrjen në TIMS e kemi të verifikuar, e dyta qëllimet ja ku i keni që është manipuluar.
Janë vetëm dy faqe nga qindra faqe dëshmi nga drejtuesit e policisë së shtetit. Hetimin e kemi bërë ne, jo ju. Ju do bëheni palë në këtë proces duke mbrojtur njërin dhe lëshuar tjetrin, apo hetim për të shkuar deri në fund. Doni të mbyllni hetimin me forcë? Të bllokoni hetimet me forcë? Dilni dhe bëjeni, nëse nuk keni turp. Ata që kanë vjedhur kanë vendosur kapuç, ju që e bëni hapur keni vendosur fytyrën ju qofshi. Personat në kërkim shmangen sepse janë kapur drejtues të lartë të shtetit. E kalon inspektori atje dhe sistemi nuk të regjistron. Prandaj doni ta mbyllni hetimin sot. Duke shmangur kontrollin kufitar. Kjo procedurë mund të jetë përdorur edhe për persona të tjerë me rekorde kriminale që të kalojnë sistemin TIMS, keni shkatërruar sistemin, prandaj sot nuk doni raport, keni mbajtur të fshehtë procesverbalet deri sot.
Toni Gogu: Hidhe në votim, kryetar.
Ervin Salianji: ça të hedhim në votim, budallallëqet tuaja? Nuk është zbardhur procesverbali. Si ta zgjidhim këtë ngërç. As ju nuk jeni njohur me procesverbalet. Do shpërdoroni detyrën duke votuar diçka të cilën s’e keni lexuar? Ma tregoni që e keni marrë këtë procesverbal.
Toni Gogu: Ndajmë të njëjtin shqetësim për zbardhjen e procesverbalit të datës 26. është kompetencë e administratës. S’ka nevojë të mbërtheheni pas procesverbalit si një fije kashte. Shumica e të gjithë anëtarëve ka kompetencën e hetimit. ka ndodhur hetimi, është shteruar plani i planit. Kemi pyetur dëshmitarët. Procesverbali që ju po mbani fort është një mjet për ju, por sot duhet të deklarojmë përfundimin e hetimit që ne e kemi ushtruar. Ju keni hetuar së bashku me kolegët tuaj. Le të deklarojmë përfundimin e hetimit. Hidh në votë deklarimin e përfundimit të hetimit. Mos e mbani komisionin zvarrë.
Ervin Salianji: Po qëndruat shumë kohë në tualet, ngatërroni vendin dhe shfryni këtu. Këtu është vendi për të hetuar. Keni marrë gjysmën e kohës së komisionit për të shkuar në tualet. Po qëndruat gjatë në tualet bie erë kjo punë. Doni ta mbroni skandalin.
Lefter Gështenja: Kështu si po vepron PS, i bie që jemi ne fajtorët. Sikur e kemi ne përgjegjësinë për atë që ndodhur me TIMS. Në vend që të ulni kokën. Të thirren dëshmitarët, edhe përfaqësuesit e AKSHI-t në mënyrë që të kemi një proces final të përmbyllur.
Xhemal Qefalia: Ju nuk jeni të qartë për ta bërë raportin sot. Nëse e keni të qartë që ka patur ndërhyrje në TIMS, të deklarojmë të mbyllur hetimet. Ju preu meraku juaj se nuk është zbardhur procesverbali i të ftuarve? Në kuvend të shkojmë me një raport, të mbyllim këtë, të raportojmë dhe të shkojmë me një raport. Gogu me të drejtë thotë nuk kemi kohë për të humbur.
Ervin Salianji: Ju doni të digjni afatet e punimeve dhe hetimin. Nuk doni hetim deri në fund që të mos prodhojmë raport që të shkojmë në SPAK. Po i themi publikut që po bëni këtë që po bëni. T’ju bëj një pyetje: Ka ardhur zyrtari i shtetit këtu dhe e pyes unë, se ju s’kishit pyetje, për cilën arsye u hoqët nga ky pozicion.