Kosova
RRINI ZGJUAR, po vjen spektakli elektoral i Kurtit, analistët për asociacionin, hapja e urës dhe gjithçka tjetër
Insistimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës në Ibër, përkundër kundërshtimeve të BE-së dhe SHBA-së, ekspertë të ndryshëm politikë e konsiderojnë “spektakël zgjedhor” të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qlbin Kurtit, sepse vendi është në prag të zgjedhjeve, dhe radha e duhur e hapave do të ishte formimi i Unionit të Komunave Serbe dhe vetëm më pas hapja e urës.
Ish-konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla, tha se veprimet e njëanshme të qeverisë mund ta përkeqësojnë situatën deri në pikën pa kthim, dhe se integrimi i veriut nuk mund të bëhet në këtë mënyrë.
Ai theksoi se është iluzion ta mendosh që Kosova mund ta shtrijë fuqinë e saj në çdo cep të vendit pa koordinim me aleatët.
“Do të doja që të ishte ndryshe, por ky është realiteti. Gjatë gjithë rrugëtimit tonë, kemi qenë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në” – kujtoi Syla dhe shtoi se veprimet e njëanshme çojnë në përkeqësim të situatës.
“Opozita edhe presidentja duhet të mos i bashkohen korit të thirrjeve nacionaliste për të ndërtuar narrativa apo diçka që nuk është absolutisht e dëmshme për vendin në planin afatgjatë”- theksoi ish konsulli duke ahtuar se Qeveria nuk po i integron serbët me këtë qasje, por po krijon spektakël zgjedhor pasi që vendi është në prag të zgjedhjeve.
Ai shtoi se dëshmia më e mirë për këtë është pjesëmarrja e vogël e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e fundit në katër komunat veriore.
Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, konsideroi se reagimet e vendeve të BE-së dhe SHBA-së kundër hapjes së urës së Ubrës, jqnë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.
“Arsyet janë më shumë politike, pasi në rastin e hapjes së urës jam i bindur se serbët vendas nën ndikimin e Qeverisë së Serbisë dhe Listës Serbe nuk do të jenë produktivë në krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, as në jetën politike dhe as në regjistrimet e popullsisë që do të bëhen në çdo kohë në Kosovë”- deklaroi Sadiku.
Sipas tij, për ta shmangur këtë është e nevojshme të punohet me komunitetin serb në veri që të fillojë bashkëpunimi me ta.
Ai shtoi gjithashtu se veprimet e qeverisë i shërbejnë klimës parazgjedhore dhe këtij viti zgjedhor.
“Praktikisht ka një lloj populizmi elektoral. E gjithë situata në veri dhe udhëtimet piktoreske qeveritare atje, i shërbejnë retorikës politike dhe klimës parazgjedhore”- theksoi Sadiku