Connect with us

Bota

Rritet çmimi i naftës/ Arrin në 69 dollarë për fuçi, shtyhet nga marrëveshja SHBA-BE

Çmimet e naftës u rritën të hënën pas marrëveshjes tregtare të arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, duke lehtësuar shqetësimet se tarifat e larta mund të dëmtonin aktivitetin ekonomik dhe të kufizonin kërkesën për karburante.

Kontratat feature të naftës brent u rritën më 0.8%, duke arritur në 69 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës u mbështetën edhe nga pritshmëritë pozitive për një zgjatje të mundshme të afatit të tarifave të SHBA ndaj Kinës.

Të hënën pritet që negociatorët e nivelit të lartë të dy vendeve të zhvillojnë një takim në Stokholm, ku synohet zgjatja e afatit të tarifave më 12 gusht, jo më 1 gusht siç presidenti amerikan Donald Trump ka përcaktuar si datë për nisjen e zbatimit.

Çmimet e naftës prekën të premten e kaluar nivelin më të ulët në tre javë, të ndikuara nga shqetësimet në rritje për tregtinë globale. ndërkohë, ecuria e tyre do të varet në vijim edhe nga vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të naftës dhe aleatëve, por dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Sipas analistëve të tregut, nuk ka gjasa që të ndryshojnë planet aktuale për rritjen e prodhimit të naftës me 548 mijë fuçi në ditë në gusht, por burime pranë organizimit thanë se është ende herët për ta thënë këtë.

Analistët e JP Morgan thanë se kërkesa globale për naftë u rrit me 600,000 fuçi në ditë në korrik në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa rezervat globale të naftës u rritën me 1.6 milion fuçi në ditë.

Në Lindjen e Mesme, Huthet e Jemenit thanë të dielën se do të shënjestrojnë anijet e kompanive që bëjnë biznes me portet izraelite, pavarësisht kombësisë, në atë që e quajtën një fazë e katërt e operacioneve ushtarake kundër Izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.

Advertisement