Aktualitet
Rrufeja godet 55-vjeçarin, por ndodh mrekullia
Një stuhi e fortë shiu dhe breshëri ka prekur këtë pasdite zonën e Gramshit, duke rrezikuar të përfundojë me një tragjedi.
Kjo pasi, rreth orës 17:30, sipas gazetarit Shkëlzen Henko, stuhia e cila zgjati më shumë se 30 minuta goditi një peshkatar që ishte duke peshkuar në lumin Devoll.
Shkreptima e rrufesë ka goditur 55-vjeçarin me iniciale D.Ll., të cilin e ka dëmtuar në krahun e majtë, por fatmirësisht ai i ka shpëtuar vdekjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë transportuar në spitalin e Gramshit të lënduarin, i cili është ende duke u trajtuar me ndihmë mjekësore.
Nga informacionet paraprake mësohet se peshkatari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.