Aktualitet
“Ruani të pandehurën”, e afërmja e Edmond Haxhisë: S’e porositi ai vrasjen e Nikulaj, ai s’ka bukë të hajë
Nertila Haxhia, e afërmja e Edmond Haxhisë i cilësuar nga policia si personi që porositi dhe financoi vrasjen e Ardian Nikulaj ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale duke hedhur poshtë çdo pretendim të policisë.
Ajo shprehet se Edmond Haxhia nuk është biznesmen dhe as porositësi dhe financuesi i vrasjes.
Policia e shtetit e di mirë se Edmond Haxhia, s’ka as bukë të hajë, e jo biznesmen, financues e larg qoftë porositësi. Dilni more kriminelë me uniformë e thuajini shqiptarëve të vërtetën për Edmond Haxhisë, që nuk ka porositur, as financuar vrasje”, shkruan Haxhia.
Ajo shprehet se do të largohet jashtë vendit për të vënë drejtësi për Edmond Haxhinë, ndërsa i bën thirrje drejtorit të policisë të arrestojë vrasësit e Nikulajt, të cilët siç thotë i ka në dorë prej 3 ditësh.
“M.Rrumullaku, shko arresto vrasësit e Nikulajt të ndjerë, se i ke në dorë tash 3 ditë, është lutur aty personi t’iu çojë me dorën e vet te ata, dhe kujdes palaçot e tu në Lezhë, që më nxorën familjen Haxhia si porositëse vrasjesh.
Ruani mirë dhe jetën e dëshmitares së penduar që keni aty, mos e presiononi më të pranojë gjëra të tjera që nuk janë, se ju jeni kriminelët e gjithë vendit, që çdo dy minuta nxirrnit informacione jashtë për lidhjen e asaj të shkretës me grupin e vrasësve”, shkruan Haxhia.