Pinknews
Rudina Hajdari flet për ndarjen nga bashkëshorti
Prej kohësh Rudina Hajdari ka bërë me dije se është divorcuar nga bashkëshorti i saj me të cilin ka një vajzë. Ajo ka treguar se shkak është bërë distanca, pasi ai jeton në SHBA, kurse Rudina u zhvendos në Shqipëri pasi u angazhua në politikë.
Por, si është marrëdhënia e tyre pas divorcit? Ish-deputetja zbuloi sot në një intervistë se kanë raporte shumë të mira dhe i japin shumë dashuri vajzës së tyre, që të mos ndjehet sikur familja është e paplotë.
“Ne jemi munduar që ajo të ndjehet që familja e saj nuk është e plotë. Ne i japim shumë dashuri. Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partner të fortë, në kuptimin që jemi njohur shumë të rinj. Jemi totalisht të dedikuar që ajo të ketë një jetë familjare të shëndoshë, por realiteti është që ne jemi të ndarë. Ai jeton në Amerikë dhe unë në Shqipëri, kemi zgjedhur rrugën tonë”, u shpreh ajo në “S’e luan topi”.