Kosova
Rusia është e kënaqur me Vuçiçin, sepse ai ka frikë nga Putini/ Ivana Stradner për situatën në Serbi
“Perëndimi mendon taktikisht kurse dhe Moska mendon strategjikisht, dhe është shumë e trishtueshme se si Putini po e poshtëron Perëndimin në Ballkan”. Kjo vjeshtë do të jetë interesante” – keshtu u shpreh Ivana Stradner, bashkëpunëtore kërkimore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington.
Ajo deklaroi në rrjetin social X se “Është qesharake të dëgjosh qe disa njerëz naivë në Perëndim besojnë se Rusia dëshiron të rrëzojë presidentin e Serbisë dhe se Moska qëndron pas protestave të litiumit”.
“Është shërbimi serb i inteligjencës ai që dëshiron që ju ta besoni këtë”. Më kujtohet kur para disa vitesh propaganda serbe akuzoi ‘shtetin e thellë’ rus se po përpiqej të rrëzonte qeverinë, teksa kjo e fundit ishte në mes të negociatave me SHBA-në” – tregoi Stradner.
Sipas saj, Rusia është plotësisht e kënaqur me Vuçicin, sepse ai ka frikë nga Putini, kërcen me muzikën e Moskës dhe jep gjëra që janë të rëndësishme strategjikisht për Rusinë.
“Por gjithashtu Vuçiç i jep edhe disa karota Perëndimit (si pershembull dorëzim armësh, votim për rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, foto me gruan e Zelenskiy dhe disa konferenca ndërkombëtare të parëndësishme…) në mënyrë që Olaf Scholz, Emmanuel Macron apo ambasadori amerikan të raportojnë se qeveria serbe e do Perëndimin, gjë që është qesharake” – theksoi Stradner, e cila duke folur per projektin e nxjerrjes se Litiumit dhe kundershtimet e forta nga njerezit, deklaroi: –
“Vuçicit i duhet kaosi i brendshëm për të mbijetuar dhe protestat janë perfekte për të, duke i dhënë atij më shumë leva në shantazhimin e Perëndimit. Ai forcoi grupet e ekstremit të djathtë në mënyrë që t’i thoshte Perëndimit: Shiko… çdo alternativë është më e keqe se unë, kështu që nuk ke zgjidhje tjetër, vec te me duroni dhe te me mbani afer” – theksoi Ivana Stradner