Connect with us

Politike

“Sa herë e hanë nga bufi”/ Rama ironizon PD: Nëse doni një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Dules…

Nga Saranda, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që në 11 maj vota të shkojë drejt PS

Rama bëri dhe një krahasim mes kandidatëve të tij dhe atyre të opozitës, duke i ironizuar dhe duke thënë se ata që fitojnë në Primare, i ha ‘bufi’.

“Dhe ai i Kavajës… sa herë e hanë nga bufi hanë atë që u tregon bufi, ai i shkreti doli fitoi primaret e qarkut të Tiranës, e hëngri bufi.

Dash Sula, gjeli i detit të Peqinit, fitoi primaret, ku e keni? Dogji dhe xhaketën Dashi.

Atyre të minoritetit grek u them më të zgjuar që merr frymë në territorin e Shqipërisë ua kemi bërë deputet atje, nëse duan një më të zgjuar se veten ja ku e kanë, nëse duan një çyryk të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules, e dinë vetë pastaj”, tha Rama.

Advertisement